“Dita e Liqenit”, aktitivet ndërgjegjësues në ruajtje të pasurive tona liqenore dhe ekosistemit të florës dhe faunës nga ndotja!

Në kuadër të “Ditës së Liqenit”, të premten e 21 qershorit, Drejtoritë Rajonale të IKMT në Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, zhvilluan aktivitet ndërgjegjësues në liqenet e qarqeve përkatëse: në Liqenin e Ohrit, Liqenin e Shkodrës, Liqenin e Farkës dhe Liqenin e Belshit.

Aktiviteti pati në fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve por edhe subjekteve që zhvillojnë aktivitetin pranë këtyre liqeneve në mbajtjen pastër të mjedisit ujor e tokësor përreth, si dhe në menaxhimin e mbetjeve për ruajtjen e ekosistemeve bimore e shtazore të këtyre liqeneve nga ndotja.

Paralelisht me festën, me sezonin turistik 2024 dhe me vizitorët e shumtë gjatë ditëve të nxehta të verës, është e rëndësishme të ruajmë pasuritë ujore të liqeneve tona.