DRIKMT Dibër, kontroll në subjekte për menaxhimin e mbetjeve dhe inspektim për ndalimin e transportit të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në DRIKMT Dibër zhvilloi kontroll në një subjekt gomisteri, me fokus inspektimin e menaxhimit të mbetjeve.

Gjithashtu inspektorët ishin në një subjekt të grumbullimit dhe tregtimit të bimëve mjekësore, si dhe në aksin rrugor “Burrel-Komsi” për transportin e paligjshëm të lëndës drusore.

Nga këto inspektime nuk u konstatuan shkelje.