DRIKMT Elbasan dhe Lezhë, inspektime për transport të paligjshëm të lëndës drusore

DRIKMT Elbasan dhe Lezhë kanë zhvilluar inspektim në akset rrugore përkatësisht Funar dhe Balldren.

 

Monitorimet e kryera kanë patur objekt mjetet të cilat mund të transportonin lëndë drusore të prerë eventualisht në mënyrë të jashtëligjshme nga fondet pyjore dhe kullosore të zonave përkatëse.

 

Nga monitorimet nuk është konstatuar asnjë rast i shkeljes së ligjit.