DRIKMT Elbasan, inspektim për transportin e paligjshëm të lëndës drusore
Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Elbasan, gjatë ditës së sotme më datë 8 prill 2024, ka ushtruar kontroll përgjatë aksit rrugor “Elbasan-Ura e Shkumbinit”, për prerje dhe transport të paligjshëm të lëndës drusore.