DRIKMT Korçë bllokon punimet në parcelën bujqësore në Bilisht për mungesë dokumentacioni

DRIKMT Korçë, kreu inspektim në territor në lidhje me punimet që po kryheshin, në një parcelë bujqësore në dalje të qytetit të Bilishtit.

Nga inspektorët u kërkua vënia në dispozicon e dokumentacionit përkatës për kryerjen e punimeve. Në mungesë të këtij dokumentacioni, u krye pezullimi i punimeve dhe gjithashtu është vendosur afat për paraqitjen e dokumentacionit.