Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit “Për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2024”, inspektorët e DRIKMT Korçë së bashku me inspektorët e IMT Bashkia Pogradec kanë kryer inspektim në liqenin e Ohrit.
Ky inspektim ka në fokus ndërtimet dhe zbatimin e lejeve të dhëna përgjatë sezonit turistik si dhe monitorimin e shkarkimeve të pakontrolluara në ajër, tokë dhe ujë të cilat përbëjnë rrezik të mundshëm pasi kërcënojnë biodiversitetin duke shkaktuar dëme të parikuperueshme.