DRIKMT Lezhë inspektim në fondin pyjor “Milot-Lester” për tjetërsim dhe transport të lëndës drusore

Inspektorët e DRIKMT Lezhë kryen monitorimin e ekonomisë pyjore “Milot-Lester” në lidhje me rastet eventuale të lëvizjes së mjeteve me material drusor apo produkte të tjera me origjinë nga fondi pyjor.

Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatuan raste të mjeteve që transportojnë lëndë drusore si dhe nuk u konstatuan raste të zënies apo të tjetërsimit të fondit pyjor.