Gjatë ditës së shtunë, grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyor në DRIKMT Lezhë ka monitoruar situatën e vatrës së zjarrit në Malin e Rencit në Shëngjin. Zjarri është favorizuar nga era e fortë.
Angazhimi i DRIKMT Lezhë ka qenë intensiv sidomos pranë zonave të banuara sipër portit të Shëngjinit, në të cilat është punuar për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Situata është monitoruar gjatë gjithë ditës së bashku me tre zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë Lezhë.