IKMT, prej datës 19.09.2025, ka nisur aksionin për heqjen e strukturave të paligjshme në zonën përreth Aeroportit “Nënë Tereza”.
Struktura njëkatëshe, të përdorura për funksione shërbimi, përveç cënimit të sigurisë aeroportuale, dëmtojnë edhe imazhin urban të një prej portave kryesore hyrëse e dalëse të vendit tonë. Deri më tani janë hequr 30 struktura.
Ky aksion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës.
#IKMT #Aksion #Ligjshmëri #AeroportiNënëTereza #MbrojtjaETerritorit #NdërtimePaLeje
