IKMT në terren për zbatimin e projektit rrugor Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë

IKMT, në mbështetje dhe për zbatimin e projektit me interes publik “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë, Faza IV”, po vijon punën në terren në territorin e Qarkut Elbasan për realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme që mundësojnë vijimin e projektit.

Në zonat e prekura parashikohet prishja e 22 objekteve deri në 4 kate, të cilat pengojnë zbatimin e projektit rrugor. Poseduesit e këtyre godinave janë shpronësuar për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shpronësimet dhe procedurat përkatëse.

Zbatimi i këtij projekti do të kontribuojë në krijimin e një infrastrukture më moderne, rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e urban të Qarkut Elbasan.

#IKMT #Elbasan #Përrenjas #QafëThanë #InteresiPublik #Infrastruktura #LigjiNëVeprim