Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për inspektimin dhe paralajmërimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje nga gomat e përdorura, në kuadër të respektimit të kritereve ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Fokus i këtij aksioni janë gomisteritë që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës, duke zënë hapësira publike, ndotur mjedisin dhe rrezikuar sigurinë e këmbësorëve.
Sot ka filluar ndërhyrja për largimin e këtyre subjekteve në shkelje të ligjit, me synim rikthimin e hapësirave të pastra, të lira dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.
Ky aksion është pjesë e angazhimit të IKMT për mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e hapësirave publike.