Në kuadër të zbatimit të kërkesave ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin me fokus në subjektet që ushtrojnë aktivitet gomisterie, të cilat krijojnë mbetje të rrezikshme nga gomat e përdorura, ndotin mjedisin dhe zënë hapësira publike.
Gjatë inspektimeve të kryera ditët e fundit, subjektet janë njoftuar për parregullsitë dhe, në shenjë bashkëpunimi, janë mbyllur vullnetarisht nga vetë qytetarët.
Bashkëpunimi me komunitetin mbetet kyç për të garantuar një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për të gjithë.