Inspektor- Sektori i Inspektimit të Mbetjeve dhe Shkarkimeve të Lëngëta, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit.
Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematika të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë së sektorit.
Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me mendimin e tij, raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT – së, në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm, si dhe çështje të tjera.
Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projektakteve ligjore dhe nënligjore.
Kritere të përgjithshme:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

Kritere të posaçme:
Të zotërojë diplomë të nivelit Master i Profesional ose Master Shkencor në Shkenca të Inxhinierisë së Mjedisit / Shkenca Bujqësore / Gjeologji-Miniera, Shkencat e Natyrës, Shkenca Ekonomike ose në Shkenca Juridike.
Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë për punë
Jetëshkrim
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
Vërtetim gjykate / prokurorie
Letër referencë
Certifikatë personale / familjare
2 (dy) foto (për dokumenta)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 18.07.2024
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 15.07.2024 nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.