Përgjegjës Sektori – Sektori i Ankimeve dhe Ndjekjes së Zbatimit të Vendimeve në Drejtorinë e Inspektimit Juridik në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

Organizon dhe ndjek ecurinë për mbarëvajtjen e sektorit përkatës në lidhje me detyrat dhe kompetencat funksionale.

Propozon përmirësime të aspektit procedural inspektues sipas përgjegjësive përkatëse në harmoni dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Ndjek dhe zbaton me prioritet detyrat e lëna nga Drejtori i Inspektimit Juridik, dhe raporton mbi të gjitha problematikat e evidentuara.

Mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për realizimin e detyrave të sektorit, programon ngarkesën e punës dhe shpërndan detyrat për çdo inspektor/specialist duke ndjekur zbatimin e tyre sipas afateve përkatëse.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

Kritere të posaçme:

Të zotërojë diplomë të nivelit Master i Shkencave në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Jetëshkrim
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
Vërtetim gjykate / prokurorie
Letër referencë
2 (dy) foto (për dokumenta)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:

Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;

(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).

Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;

Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 31.05.2024.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 29.05.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.