Specialist (Inspektor) – Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë

Specialist (Inspektor) – Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë
Arsimimi: Shkenca të Inxhinierisë së Ndërtimit/Arkitekturës dhe në Shkenca Juridike
Dokumentacioni i nevojshëm:
  1. CV
  2. Diplomë (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit (e noterizuar)
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), (e noterizuar);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Vërtetim gjykate / prokurorie
  9. Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
  10. Letër referencë
Kërkesa për punë dhe dokumentacioni i kërkuar të vendoset në dispozicion nëpërmjet Shërbimit Postar, pranë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me adresë: Rr.“Muhamet Gjollesha” pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
Afati: 30.05.2024