Specialist (Inspektor)- Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Vlorë

Specialist (Inspektor)- Sektori i  Inspektimit të Territorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Vlorë
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
  1. Punon në vijmësi për përditësimin e informacionit mbi situatën ndërtimore, si dhe njohjen e detajuar të shtrirjes gjeografike të territorit që mbulon.
  2. Zbaton me përpikmëri grafikët e miratuar, apo urdhërat e veçantë të eprorit kompetent, për kontrollin dhe mbikëqyrjen sistematike të territorit.
  3. Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrëdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit.
  4. Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe ushtrimin e përgjegjësive proceduriale të kontrollit të inspektimit.
  • Kritere të përgjithshme: 
    • Të jetë shtetas shqiptar;
    • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
    • Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
  • Kritere të posaçme:  
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Baxhelor; Master Profesional ose Master Shkencor në fushat e drejtësisë, inxhinierisë së ndërtimit, artitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë dhe mjedisit.
  • Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
 
  1. Kërkesë për punë (të specifikohet pozicioni në të cilin po kryhet aplikimi)
  2. Jetëshkrim
  3. Diplomë dhe listën e notave të noterizuar  (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
  9. Vërtetim gjykate / prokurorie
  10. Letër referencë
  11. 2 (dy) foto (për dokumenta)
  12. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
 
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
 
Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
  • Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 18.06.2024
  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 14.06.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.