Specialist (jurist) – Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Vlorë

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

Zbaton programin e punës sipas miratimit të Përgjegjësit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në sektorin e shërbimeve mbështetëse dhe ndjek praktikat e ardhura në drejtori.

Me autorizim të veçantë nga Kryeinspektori dhe në përputhje me porositë dhe udhëzimet e eprorit direkt, merr masa përkatëse për përfaqësimin juridik dhe mbrojtjen e interesave të institucionit në gjykatë, si dhe në instanca të tjera dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për prezencën në proces, ndjekjen sipas rregullave përkatëse proceduriale, si dhe për nivelin profesional të përfaqësimit.

Siguron rol aktiv në pjesëmarrje të tjera me karakter normativ (manual, udhëzues, formulare, etj.) që rregullojnë marrëdhëniet juridike dhe administrative, në përputhje me objektin e veprimtarisë që mbulon Drejtoria.

Përgatit raporte informative periodike që pasqyrojnë situatën reale mbi punën e kryer dhe e paraqet për njohje dhe miratim e eprorit direkt.

Sipas porosive të eprorëve ndjek dhe trajton korrespodencën hyrëse, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me çështje të karakterit juridik duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.

Mbulon veprimtarinë administrative për funksionimin optimal të shërbimeve të arkivit, protokollit dhe regjimit hyrës dhe dalës të korrespondencës zyrtare.

Organizon dhe ndjek kryerjen e shërbimeve të korrespondencës dhe postës zyrtare jashtë institucionit, me përpikmeri, brenda afateve përkatëse.

Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga instancat eprore. 

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

Kritere të posaçme: 

Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Shkenca Juridike.

Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Jetëshkrim;

Diplomë dhe listën e notave të noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njëhsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës;

Vërtetim gjykate / prokurorie;

Letër referencë;

2 (dy) foto (për dokumenta);

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:

Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;

(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).

Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;

Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 31.05.2024.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 29.05.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.