DRIKMT Gjirokastër inspektim në një subjekt për ndotjen akustike
Inspektorët e DRIKMT Gjirokastër kanë qenë për inspektim në një subjekt për prodhimin e bukës dhe nënprodukteve të tjera të brumit. Subjekti ishte pjesë e një ankese për trajtimin e ndotjes akustike. Pas ndërhyrjes së inspektorëve, palët ranë dakort që ndotja akustike e gjeneruar nga aspiratorët do të trajtohet brenda një afati të caktuar kohor […]
DRIKMT Lezhë monitorim për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri
Inspektorët e DRIKMT Lezhë, po kryejnë monitorim në zonën Shëngjin-Rana e Hedhun për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i rënë javën e kaluar. Aktualisht nuk ka vatra zjarri në këtë zonë.
DRIKMT Kukës inspektim për ndërhyrjen e paligjshme në ekonominë pyjore Tej-Drini i Bardhë
Grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Kukës, kanë kryer kontroll për prerjen dhe ndërhyrjen e paligjshme në ekonominë pyjore Tej-Drini i Bardhë. Gjatë këtij inspektimi në terren nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Shkodër inspektim në fondin pyjor për ndërhyrjet e paligjshme
Në zbatim të planit të punës për Muajin Korrik, vijon puna nga DRIKMT Shkodër, për kontrollin dhe monitorimin në Ekonominë Pyjore/Kullosore “Kryezi- Bicaj”. Ky inspektim ka në fokus ndërhyrjet e paligjshme në fondin pyjor.
DRIKMT Gjirokastër, inspektim për ruajtjen e vlerave historike të qytetit muze
DRIKMT Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe IMT, kanë kryer inspektime për parandalimin e ndërtimeve që prishin strukturën e qytetit. Ky inspektim i cili synon ruajtjen e vlerave historike të qytetit muze, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
DRIKMT Korçë, kontroll për gjueti dhe prerje të paligjshme të lëndës drusore
DRIKMT Korçë ka ushtruar kontroll në zonën e Voskopojës dhe të Dardhës, për rastet e transportit të paligjshëm të materialit drusor si dhe për gjuetinë e paligjshme. Në përfundim të këtij kontrolli, inspektorët nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore.