Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik – konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, Bashkia Vlorë – inspektorët e IKMT ndodhen në terren për të verifikuar situatën.
IKMT do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundravajtësve në bashkëpunim me instutucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.