Vijon aksioni në Valbonë, IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur

IKMT vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Gjatë ditës së sotme po shemben platforma betoni dhe struktura druri.
Deri tani janë prishur 20 objekte 1 dhe 2-katëshe, të ngritura në kundërshtim me ligjin.
Evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje.
Qëllimi është garantimi i mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtja e zonave të mbrojtura.