Zv.kryeministrja Belinda Balluku prezanton krijimin e Task Forcës për ujërat e ndotura

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar nga Durrësi krijimin e Task Forcës së dedikuar për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar, për të mbrojtur e përmirësuar cilësinë e ujërave larës në plazhet buzë detit, liqeneve apo lumenjve.

Në prag të nisjes së sezonit turistik 2024, do të imponohet me çdo kusht detyrimin e panegociueshëm për të gjitha subjektet e industrisë turistike që të pajisen me impiantet e duhura, për të pasur zero ndotje në ujërat larës.

 

Ministria e Turizmit do të udhëheq këtë proces, nga ana teknike do të udhëhiqet nga AKUK, ku partnerët e IKMT-së, Policisë së Shtetit dhe gjitha agjencitë që lidhen me territorin dhe rendin.

 

Ujërat larës janë të gjithë bregdetet tona, liqenet, lumenjtë, të gjithë vendet ujore që janë të aksesueshme për turizmin dhe larjen.

 

AKUK ka nxjerr një rregullore, e cila është miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Infrastrukturës, ku parashikohet e gjithë teknologjia për trajtimin e ujrave të ndotur.

 

Duke nisur që sot, datë 06.02.2024 dhe për 90 ditë subjektet që preken nga ky projekt kanë kohë të reagojnë. Pas 90 ditësh Task Forcës i lind e drejta që të lejë dhe 60 ditë kohë për masat administrative. Nëse kalojnë këto 90 ditë dhe ato 60 ditë do kalojmë në masën më ekstreme që ka të bëjë me një masë të dytë administrative më të rëndë se e para e deri në pezullimin të veprimtarisë së subjektit.