Vazhdon aksioni i IKMT në Kepin e Rodonit për pastrimin nga ndërtimet pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Kepit të Rodonit. Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 objekte të paligjshme, duke e çuar në 41 numrin total të ndërtimeve të shembura deri tani. Ndërhyrja zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e […]

IKMT vijon aksionin në Kepin e Rodonit për prishjen e ndërtimeve pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura. Aktualisht ka nisur shembja e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës. Deri më tani janë evidentuar 66 ndërtime pa leje. Puna vazhdon… 💪 #IKMT #ZonatEMbrojtura #ZbatimLigji #KontrolliTerritorit https://www.facebook.com/share/v/1B6fRRq4vW/

IKMT nis aksionin për projektin e rrugës Transballkanike në Vlorë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”. Në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe, ndërsa poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

Aksion i IKMT në Vlorë prishen ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të Rradhimës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit. Aktualisht po zhvillohen ndërhyrje në zonën e Rradhimës, Vlorë. Ky aksion do të vijojë edhe në zona të tjera bregdetare ku janë evidentuar ndërtime të paligjshme. IKMT […]

IKMT vijon aksionin në Tiranë për inspektimin e gomisterive dhe largimin e mbetjeve të rrezikshme

Në kuadër të zbatimit të kërkesave ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin me fokus në subjektet që ushtrojnë aktivitet gomisterie, të cilat krijojnë mbetje të rrezikshme nga gomat e përdorura, ndotin mjedisin dhe zënë hapësira publike. Gjatë inspektimeve të kryera ditët e fundit, subjektet janë njoftuar […]

IKMT nis aksionin në Tiranë për heqjen e gomisterive që zënë hapësira publike

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për inspektimin dhe paralajmërimin e subjekteve që gjenerojnë mbetje nga gomat e përdorura, në kuadër të respektimit të kritereve ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Fokus i këtij aksioni janë gomisteritë që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës, duke zënë hapësira publike, ndotur mjedisin […]

Dita e 4 e aksionit, IKMT vijon ndërhyrjen në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje

Vijon me intensitet aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në ditën e katërt të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur të Thethit. Aktualisht, po realizohet shembja e një ndërtimi 3-katësh, me strukturë beton-armë dhe tulla, i ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.

IKMT aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Shkodër (IMT Bashkia Shkodër), ka nisur sot një aksion të koordinuar në zonën e mbrojtur të Thethit, me qëllim prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Gjatë ditës së sotme është planifikuar ndërhyrja në 20 objekte/struktura […]