Autostrada Tiranë-Durrës/IKMT dhe Policia e Shtetit aksion për çlirimin e vendgrumbullimeve të automjeteve

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapsirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme. Ndalohen me ligj vendgrumbullimet e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, mjeteve të dala jashtë përdorimit përgjatë rrugëve. Gjatë fazës së parë të këtij procesi do të kërkohet heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve.