Dita e 5 e aksionit, IKMT vijon ndërhyrjen në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje

Vazhdon puna nga IKMT në ditën e pestë të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur. Aktualisht, po kryhet shembja e një ndërtese njëkatëshe me strukturë betonarme, ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Dita e 4 e aksionit, IKMT vijon ndërhyrjen në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje

Vijon me intensitet aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në ditën e katërt të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur të Thethit. Aktualisht, po realizohet shembja e një ndërtimi 3-katësh, me strukturë beton-armë dhe tulla, i ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore.
Vijon aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë të mbrojtur të Thethit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në kuadër të operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur të Thethit, ka kryer prishjen e një objekti dykatësh me strukturë beton-armë, të ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.
IKMT aksion në Theth për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Shkodër (IMT Bashkia Shkodër), ka nisur sot një aksion të koordinuar në zonën e mbrojtur të Thethit, me qëllim prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Gjatë ditës së sotme është planifikuar ndërhyrja në 20 objekte/struktura […]
Vijon aksioni i IKMT në sheshin “Shqiponja” për prishjen e objekteve pengesë në vijimin e punimeve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar aksionin për prishjen e objekteve pengesë për vijimin e punimeve në sheshin “Shqiponja”, Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, Faza 2. Në këtë fazë planifikohet shembja e pesë objekteve me lartësi nga 1 deri në 3 kate, pronarët e të cilëve janë trajtuar më parë […]
Vijon aksioni i IKMT në lumin Buna për heqjen e instalimeve metalike

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për prishjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë) në shtratin e lumit Buna. Ky aksion po realizohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe me mbështetjen e Forcave të Armatosura (FARSH) dhe të Policisë së Shtetit. Qëllimi i këtij aksioni […]
Sheshi “Shqiponja”, IKMT nis prishjen e 5 objekteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë sot aksionin për prishjen e objekteve që përbëjnë pengesë për vijimin e punimeve në sheshin “Shqiponja”, Lumi i Tiranës, Loti 1 & QMT, Faza 2. Planfikohet prishja e pesë objekteve nga 1-3 kate, pronarët e të cilëve janë trajtuar me shpronësim për interes publik.
IKMT, vijon aksioni në Liqenin e Shkodrës për heqjen e strukturave dhe instalimeve

Vijon aksioni i IKMT në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Policinë e Shtetit për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në Liqenin e Shkodrës. Ky aksion planifikohet të vazhdojë deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.
IKMT, vijon aksioni në kuadër të rikualifikimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pengesë për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Muzeu i Navigimit”. Parashikohet prishja e 10 objekteve 1 deri 3 kate me funksion social-ekonomik. Pronarët e objekteve janë shpronësuar për interes publik. Aksioni po zhvillohet normalisht dhe […]
IKMT aksion në Liqenin e Shkodrës për heqjen e instalimeve dhe kthimin e resursit në gjendjen natyrale

IKMT ka ndërmarrë aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në Liqenin e Shkodrës. Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit dhe planifikohet të vazhdojë deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.