DRIKMT Dibër, monitorim në Bashkinë Peshkopi dhe Klos për mbrojtjen e pyjeve
Inspektorët e DRIKMT Dibër, kanë kryer inspektim dhe monitorim në Ekonominë Pyjore/ Kullosore në Bashkinë Peshkopi dhe Klos. Në përfundim të këtij kontrolli, inspektorët nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Shkodër inspektim në fondin pyjor për ndërhyrjet e paligjshme
Në zbatim të planit të punës për Muajin Korrik, vijon puna nga DRIKMT Shkodër, për kontrollin dhe monitorimin në Ekonominë Pyjore/Kullosore “Kryezi- Bicaj”. Ky inspektim ka në fokus ndërhyrjet e paligjshme në fondin pyjor.
DRIKMT Lezhë në monitorim të situatës së zjarrit në Malin e Rencit në Shëngjin
Gjatë ditës së shtunë, grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyor në DRIKMT Lezhë ka monitoruar situatën e vatrës së zjarrit në Malin e Rencit në Shëngjin. Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Angazhimi i DRIKMT Lezhë ka qenë intensiv sidomos pranë zonave të banuara sipër portit të Shëngjinit, në të cilat është […]
DRIKMT Lezhë bashkë me zjarrfikësit dhe Forca e Armatosura në monitorim të vatrave të zjarrit
Sektori Inspektimit Pyjor pranë IKMT Qarku Lezhë, ka vazhduar gjatë ditës së djeshme të jetë prezent në vatrën e zjarrit në ekonominë pyjore Mali i Rrencit e cila ka përparuar gjatë natës nga era e fortë drejt Ranës së Hedhun. Zjarri gjatë natës ka vijuar të jetë aktiv, favorizuar edhe nga era e fortë, çka […]
Ankesa e qytetarit/ DRIKMT Korçë kontroll për lejen në objektin në proces ndërtimi
Inspektorët e Sektorit të Inspektimit të Territorit, në DRIKMT Korçë, në bashkëpunim me IMT Bashkia Pogradec, ushtruan kontroll në një objekt në proces ndërtimi në qytetin e Pogradecit. Për këtë objekt ishte bërë ankesë nga një qytetar për mungesë leje ndërtimi dhe moszbatim të kushteve urbane. Nga kontroli i ushtruar, rezultoi se objekti po ndërtohej […]
DRIKMT Fier inspektim në Lagunën e Karavastasë për zbatimin e moratoriumit të gjuetisë
Inspektorët e DRIKMT Fier kanë monitoruar Lagunën e Karavastasë në zbatim të ligjit për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë. Nga ky inspektim nuk janë evidentuar raste shkeljesh.
DRIKMT Lezhë në terren, izolon vatrën e zjarrit në Shmri të Mirditës
Si pasojë e vatrës së zjarrit në ekonominë pyjore Spaç, në fshatin Shmri të Njësisë Administrative Orosh të Mirditës, DRIKMT Lezhë ka qenë në terren për monitorimin e situatës dhe për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve në momentin e mbërritjes së inspektorëve zjarri ishte ende aktiv sidomos në pjesën perëndimore të vatrës edhe […]
DRIKMT Korçë, inspektim në servis automjetesh për menaxhimin e mbetjeve
DRIKMT Korçë inspektoi një subjekt me aktivitet servis automjetesh në qytetin e Korçës. Ky inspektim kishte në fokus menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave. Nga ky kontroll nuk u konstatuan problematika.
DRIKMT Berat, inspektim në subjektin autoservis për menaxhimin e mbetjeve
DRIKMT Berat ka kryer ditën e djeshme inspektim në një subjekt autoservis. Inspektorët e Mjedisit dhe Ujërave kanë kontrolluar menaxhimin e mbetjeve dhe të ujëravë të subjektit me qëllim zbatimin e dispozitave për trajtimin e këtyre mbetjeve. Gjatë këtij inspektimi nuk janë konstatuar shkelje.
DRIKMT Gjirokastër inspekton zonën muzeale për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme
DRIKMT Gjirokastër ka kryer kontroll në zonën muzeale të Bashkisë Gjirokastër me qëllim parandalimin e ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë. Nga grupi inspektues është konstatuar se në lagjet e inspektuara nuk ka patur shkelje të ligjit për zbatueshmërinë e punimeve në proces.