IKMT vijon aksionin në Orikum për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet

Orikum | Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Aktualisht, IKMT po ndërhyn në prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme në zonën bregdetare të Orikumit. Të vendosur për goditjen e paligjshmërisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. #IKMT #ZonatEMbrojtura #ZbatimLigji #KontrolliTerritorit

IKMT aksion në zonën pranë Aeroportit ‘Nënë Tereza’

IKMT, prej datës 19.09.2025, ka nisur aksionin për heqjen e strukturave të paligjshme në zonën përreth Aeroportit “Nënë Tereza”. Struktura njëkatëshe, të përdorura për funksione shërbimi, përveç cënimit të sigurisë aeroportuale, dëmtojnë edhe imazhin urban të një prej portave kryesore hyrëse e dalëse të vendit tonë. Deri më tani janë hequr 30 struktura. Ky aksion […]

Nga ligji te standardet, IKMT trajnim për përafrimin mjedisor europian

Në ambientet e IKMT-së zhvilluam sot trajnimin mbi legjislacionin dhe të drejtat mjedisore, duke theksuar rëndësinë e përafrimit me standardet mjedisore europiane. Ky proces përbën një hap thelbësor drejt garantimit të një mjedisi të shëndetshëm për qytetarët dhe realizimit të objektivit strategjik: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Vijon aksioni në Valbonë, IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur

IKMT vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Është shembur objekti 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Të vendosur për goditjen e paligjshmërisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. #IKMT #Valbonë #MbrojtjaeTerritorit #NdërtimePaLeje #Mjedisi

Vijon aksioni në Valbonë, IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur

IKMT vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë ditës së sotme po shemben platforma betoni dhe struktura druri. Deri tani janë prishur 20 objekte 1 dhe 2-katëshe, të ngritura në kundërshtim me ligjin. Evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje. Qëllimi është garantimi i mbrojtjes […]

IKMT aksion në Valbonë për prishjen e ndërtimeve të paligjshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Pas aksionit të djeshëm, ku u prishën 8 objekte të ndërtuara me betonarme, ditën e sotme IKMT ka evidentuar dhe planifikuar prishjen e 12 strukturave prej betoni […]

IKMT godet ndërtimet pa leje në Tropojë, prishen 8 objekte në Rragam

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Ditën e sotme në fshatin Rragam, Tropojë, IKMT po kryen shembjen e 8 objekteve. Ndërtesat janë ndërtuar me strukturë betoni arme në kundërshtim me ligjin. Evidentimi dhe goditja e […]

IKMT vijon aksionin në Kepin e Rodonit

 Kepi i Rodonit, Durrës | IKMT vijon aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën e mbrojtur. Gjatë ditës së sotme janë prishur 13 ndërtime të paligjshme, duke çuar totalin në 54 objekte të shembura. Puna në terren vijon në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me synim pastrimin e plotë të territorit dhe […]

Vazhdon aksioni i IKMT në Kepin e Rodonit për pastrimin nga ndërtimet pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Kepit të Rodonit. Gjatë ditës së sotme janë prishur 19 objekte të paligjshme, duke e çuar në 41 numrin total të ndërtimeve të shembura deri tani. Ndërhyrja zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e […]