DRIKMT Berat inspektim në Parkun Kombëtar të Tomorrit për izolimin e vatrës së zjarrit

DRIKMT Berat gjatë ditës së sotme po kryen inspektim në ekonominë pyjore “Devri Terrovë” në zonën pyjore pjesë të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Ky inspektim në bashkëpunim me ADZM Berat dhe repartin zarrfikës Skrapar, ka në fokus marrjen e masave për izolimin e plotë të zjarrit të rënë dy ditë më herët.
DRIKMT Berat, inspektim në subjekt për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve

DRIKMT Berat, vijon inspektimet në terren në një subjekt në lidhje me verifikimin e zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.
DRIKMT Gjirokastër inspektim në Libohovë për prerjen e paligjshme të druve

DRIKMT Gjirokastër në bazë të planit të punës, ka kryer inspektim në Bashkinë Libohovë, për monitorimin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore. Gjatë këtij inspektimi në terren nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Lezhë në gatishmëri në terren për shuarjen e zjarrit pranë Urës së Milotit

Gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Pllanë pranë Urës së Milotit, grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyor në DRIKMT Lezhë kanë konstatuar një vatër zjarri. DRIKMT Lezhë ka qenë në gatishmëri per izolimin e kësaj vatre në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe banorët e zonës. Dëmi ekonomik ishte në përmasa të vogla […]
DRIKMT Dibër, monitorim në Bashkinë Peshkopi dhe Klos për mbrojtjen e pyjeve

Inspektorët e DRIKMT Dibër, kanë kryer inspektim dhe monitorim në Ekonominë Pyjore/ Kullosore në Bashkinë Peshkopi dhe Klos. Në përfundim të këtij kontrolli, inspektorët nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Shkodër inspektim në fondin pyjor për ndërhyrjet e paligjshme

Në zbatim të planit të punës për Muajin Korrik, vijon puna nga DRIKMT Shkodër, për kontrollin dhe monitorimin në Ekonominë Pyjore/Kullosore “Kryezi- Bicaj”. Ky inspektim ka në fokus ndërhyrjet e paligjshme në fondin pyjor.
DRIKMT Lezhë në monitorim të situatës së zjarrit në Malin e Rencit në Shëngjin

Gjatë ditës së shtunë, grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyor në DRIKMT Lezhë ka monitoruar situatën e vatrës së zjarrit në Malin e Rencit në Shëngjin. Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Angazhimi i DRIKMT Lezhë ka qenë intensiv sidomos pranë zonave të banuara sipër portit të Shëngjinit, në të cilat është […]
DRIKMT Lezhë bashkë me zjarrfikësit dhe Forca e Armatosura në monitorim të vatrave të zjarrit

Sektori Inspektimit Pyjor pranë IKMT Qarku Lezhë, ka vazhduar gjatë ditës së djeshme të jetë prezent në vatrën e zjarrit në ekonominë pyjore Mali i Rrencit e cila ka përparuar gjatë natës nga era e fortë drejt Ranës së Hedhun. Zjarri gjatë natës ka vijuar të jetë aktiv, favorizuar edhe nga era e fortë, çka […]
Ankesa e qytetarit/ DRIKMT Korçë kontroll për lejen në objektin në proces ndërtimi

Inspektorët e Sektorit të Inspektimit të Territorit, në DRIKMT Korçë, në bashkëpunim me IMT Bashkia Pogradec, ushtruan kontroll në një objekt në proces ndërtimi në qytetin e Pogradecit. Për këtë objekt ishte bërë ankesë nga një qytetar për mungesë leje ndërtimi dhe moszbatim të kushteve urbane. Nga kontroli i ushtruar, rezultoi se objekti po ndërtohej […]
DRIKMT Fier inspektim në Lagunën e Karavastasë për zbatimin e moratoriumit të gjuetisë

Inspektorët e DRIKMT Fier kanë monitoruar Lagunën e Karavastasë në zbatim të ligjit për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë. Nga ky inspektim nuk janë evidentuar raste shkeljesh.