DRIKMT Korçë, kontroll në zonat pyjore për prerjen e druve dhe gjuetinë e paligjshme

Sektori i Inspektimit Pyjor pranë DRIKMT Korçë ka ushtruar kontroll në zonat: Kamenicë , Zvezde të Bashkisë Maliq, në lidhje me transportin e paligjshëm të materialit drusor dhe gjuetinë e paligjshme. Nga kontrolli nuk janë konstatuar raste të shkeljes së ligjit.
Bregdeti i Lirë: Hapësira për të gjithë !

IKMT do të vijojë angazhimin në mënyrë serioze dhe të vazhdueshme për garantimin e një sezoni të suksesshëm turistik, në funksion të kontrollit dhe të mbrojtjes së mjedisit dhe territorit përgjatë gjithë vijës bregdetare.
DRIKMT Elbasan dhe Lezhë, inspektime për transport të paligjshëm të lëndës drusore

DRIKMT Elbasan dhe Lezhë kanë zhvilluar inspektim në akset rrugore përkatësisht Funar dhe Balldren. Monitorimet e kryera kanë patur objekt mjetet të cilat mund të transportonin lëndë drusore të prerë eventualisht në mënyrë të jashtëligjshme nga fondet pyjore dhe kullosore të zonave përkatëse. Nga monitorimet nuk është konstatuar asnjë rast i shkeljes së […]
DRIKMT Gjirokastër, inspektim për ruajtjen e vlerave historike të qytetit muze

DRIKMT Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe IMT, kanë kryer inspektime për parandalimin e ndërtimeve që prishin strukturën e qytetit. Ky inspektim i cili synon ruajtjen e vlerave historike të qytetit muze, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
DRIKMT Korçë, kontroll për gjueti dhe prerje të paligjshme të lëndës drusore

DRIKMT Korçë ka ushtruar kontroll në zonën e Voskopojës dhe të Dardhës, për rastet e transportit të paligjshëm të materialit drusor si dhe për gjuetinë e paligjshme. Në përfundim të këtij kontrolli, inspektorët nuk konstatuan asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Shkodër, monitorim në Malësi të Madhe për transportin e paligjshëm të druve

Inspektorët e DRIKMT Shkodër vijojnë monitorimin në rrugën “Dedaj-Razëm-Bogë” për rastet e transportit të paligjshëm të materialit drusor si dhe prodhimeve dytësore pyjore. Ky aks rrugor është në administrimin e Bashkisë Malësi e Madhe.
DRIKMT Fier, kontroll në “Pishat e Divjakës” për gjuetinë dhe prerjet e paligjshme të druve

Grupi i Inpsektimit Pyjor në DRIKMT Fier, ka zhvilluar një kontroll dhe monitorim në vendin e quajtur “Pishat e Divjakes”, pjesë e Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Inspektorët kanë kontrolluar për aktivitetin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjes së lëndës drusore, ku nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore. IKMT u bën thirrje qyetetarëve të ruajnë ekosistemin e […]
DRIKMT Berat, inspektim në Njësinë Administrative Sinjë dhe Malin e Bardhë

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Berat ka ushtruar kontroll në Njësinë Administrative Sinjë të Bashkisë Berat. Inspektorët kanë qenë në terren në ekonominë pyjore Mali Bardhë, në zonën pyjore Lenzë dhe Bregu i Stanit Cukë.
DRIKMT Gjirokastër, takim për inspektimin në zonat muzeale të qytetit

DRIKMT Gjirokastër në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe IMT kanë zhvilluar një takim për kontrollet dhe inspektimet e përbashkëta në zonat muzeale. Ky takim synon ruajtjen e vlerave historike të qytetit muze.
DRIKMT Gjirokastër, kontroll për parandalimin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjes së pyjeve në Picar

DRIKMT Gjirokastër ka kryer kontroll për parandalimin gjuetisë së paligjshme dhe prerjes së paligjshme të druve të zjarrit. Inspektorët e sektorit të pyjeve kanë ushtruar kontroll në ekonnominë pyjore Picar-Kolonjë-Golem. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të kujdesen për ambjentin që i rrethon.