Shkodër, takim i strukturave të qeverisjes vendore dhe ligjzbatuese për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024

Në qytetin e Shkodrës është mbajtur një takim mbi punën dhe zbatimin e planit të masave, për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024 në qarkun Shkodër. Në këtë takim është paraqitur informacioni për punën e deritanishme në menaxhimin e mjedisit, kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme dhe përmirësimin e shërbimeve për pushuesit.

Gjithashtu është miratuar plan veprimi “Për menaxhimin, mbarëvajtjen e sezonit tursitik dhe zhvillimin e turizmit gjatë vitit 2024 në qarkun Shkodër” si dhe krijimi i grupit ndërinstitucional të punës (Task Forcës Vendore), me përfaqësues të institucioneve vendore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, për monitorimin e zbatimit të plan veprimit.