DRIKMT Kukës, fushatë për ndërgjegjësimin e mbajtjes pastër të mjedisit

DRIKMT Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës, Drejtorinë e Shërbimeve, Drejtorinë e Kufirit dhe Drejtorinë e Higjenës Prizren, kanë dalë në terren në fushatën për pastrimin e mjedisit nga mbeturinat. Qëllimi i këtij aksioni është ndërgjegjësimi i komunitetit dhe qytetarëve për një mjedis më të pastër!

DRIKMT Fier kontroll në Levan për zbatimin e moratoriumit të gjuetisë

DRIKMT Fier ka zhvilluar një monitorim në zonën Peshtan-Cakran dhe pyllin e Levanit në zbatim të ligjit 60/2022 për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Shqipëri. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të kujdesen për ambjentin që i rrethon.

Gjirokastër/ DRIKMT konstaton ndërtim pa leje në fshatin Goricë në Dropull

Në bazë të ankesës së ardhur nga posta e komisariatit në Bashkinë Dropull, ditën e premte më 5 prill 2024, DRIKMT Gjirokastër ka kryer inspektim në fshatin Goricë ku ka konstatuar punime pa leje ndërtimi. Për këtë shkelje është mbajtur procesverbal i konstatimit të kundravajtjes për ndërtim shtesë, pa leje ndërtimi.