Dita Botërore e Mjedisit, Drejtoritë Rajonale së bashku me nxënës të gjimnazeve zhvillojnë aktivitet ndërgjegjësues

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Drejtoritë Rajonale të IKMT së bashku me nxënës të gjimnazeve kanë zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues për mirëmbajtjen e ambientit të përbashkët. Ata kanë mbjellë fidanë në oborret e shkollave dhe në mjediset përreth kalave të qyteteve përkatëse si dhe kanë pastruar mjediset e brendshme të kalave nga mbetjet. […]
DRIKMT Durrës, inspektim në Ishëm për prerje të paligjshme të lëndës drusore

Inspektorët e DRIKMT Durrës kanë kryer inspektimin në ekonominë pyjore “Rrotull”, në Njësinë Administrative Ishëm me objekt evidentimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve. Nga ky inspektim nuk u konstatuan shkelje.
DRIKMT Shkodër, kontroll në shkolla për perimetrin e sigurisë

Vazhdojnë kontrollet, në territorin e Bashkisë Shkodër, për zbatimin e urdhërit të Prefektit të Qarkut Shkodër, lidhur me perimetrin e sigurisë në shkolla.
DRIKMT Fier, kontroll në ekonominë pyjore në Mallakastër

Inspektorët e DRIKMT Fier, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë vijuar monitorimin dhe kontrollet për ekonominë pyjore. Ky monitorim u krye në Povel, në Bashkinë Mallakastër.
Shkodër, takim i strukturave të qeverisjes vendore dhe ligjzbatuese për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024

Në qytetin e Shkodrës është mbajtur një takim mbi punën dhe zbatimin e planit të masave, për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2024 në qarkun Shkodër. Në këtë takim është paraqitur informacioni për punën e deritanishme në menaxhimin e mjedisit, kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme dhe përmirësimin e shërbimeve për pushuesit. Gjithashtu është miratuar […]
DRIKMT Berat, inspektim për prerjen e paligjshme të pyjeve

Sektori i inspektimit pyjor në DRIKMT Berat ka kryer kontroll në ekonominë pyjore Guhak në Polican dhe në zone pyjore Stror Dobrush. Ky kontroll ka patur në fokur parandalimin e prerjeve të paligjshëm të pyjeve. Nga ky kontroll nuk janë konstatuar raste shkeljesh.
Në punë me biçikletë, IKMT mesazh ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit dhe aktivitetin fizik

Ditën e sotme Inspektorët e Drejtorive Rajonale të IKMT kanë shkuar në punë me biçikleta duke promovuar kështu përdorimin e këtij mjeti si mënyrë e shëndetshme e lëvizjes në mjedisin urban, ndërgjegjësimin për mbajtjen pastër të ajrit por dhe zhvillimin e aktivitetit fizik.
DRIKMT Tiranë aktivitet i përbashkët me studentët e UBT për inspektimin e mjedisit

Inspektorët e DRIKMT Tiranë kanë zhvilluar një ditë në terren së bashku me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Inspektorët u kanë shpjeguar studentëve procesin praktik të inspektimit dhe kriteret mjedisore të mbështetura në ligj. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të javës që pasoi Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit.
Fushata e Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, ISSH aktivitet ndërgjegjësues në IKMT

Në kuadër të Fushatës së Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, ditën e sotme Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi në mjediset e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit aktivitetin ndërgjegjësues të matjes së presionit arterial. Të gjithë punonjësit e IKMT i’u nënshtruan matjes së presionit arterial, matjes së yndyrnave në gjak si dhe një […]
DRIKMT Dibër në monitorim të vazhdueshëm të mjedisit dhe të pyjeve

Në zbatim të Planit të Punës për muajin maj, DRIKMT Dibër vijon të jetë në monitorim të vazhdueshëm për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e kontrollit të territorit, të mjedisit dhe pyjeve.