DRIKMT Lezhë inspektim në fondin pyjor “Milot-Lester” për tjetërsim dhe transport të lëndës drusore

Inspektorët e DRIKMT Lezhë kryen monitorimin e ekonomisë pyjore “Milot-Lester” në lidhje me rastet eventuale të lëvizjes së mjeteve me material drusor apo produkte të tjera me origjinë nga fondi pyjor. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatuan raste të mjeteve që transportojnë lëndë drusore si dhe nuk u konstatuan raste të zënies apo të tjetërsimit […]
DRIKMT Dibër, kontroll në subjekte për menaxhimin e mbetjeve dhe inspektim për ndalimin e transportit të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në DRIKMT Dibër zhvilloi kontroll në një subjekt gomisteri, me fokus inspektimin e menaxhimit të mbetjeve. Gjithashtu inspektorët ishin në një subjekt të grumbullimit dhe tregtimit të bimëve mjekësore, si dhe në aksin rrugor “Burrel-Komsi” për transportin e paligjshëm të lëndës drusore. Nga këto inspektime nuk u konstatuan […]
DRIKMT Fier, inspektim në kuadër të moratoriumit të gjuetisë

Inspektorët e pyjores në DRIKMT Fier kanë monitoruar ekonominë pyjore “Kraps-Gjorgjoz” në Bashkinë Fier. Ky inspektim vjen në kuadër të Ligjit për nr. 60/2022 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Nga ky inspektim nuk u konstatuan shkelje.
DRIKMT Kukës inspektim në subjektet minerare për ndërhyrjet në fondin pyjor

Sektori i pyjeve në DRIKMT Kukës ka kryer inspektim mbi evidentimin e subjekteve minerare dhe ndërhyrjet në fondin pyor, të Ekonomisë Pyjore Surroj, në Bashkinë Kukës. Nga inspektimi nuk u konstatuan shkelje ligjore.
“Dita e Liqenit”, aktitivet ndërgjegjësues në ruajtje të pasurive tona liqenore dhe ekosistemit të florës dhe faunës nga ndotja!

Në kuadër të “Ditës së Liqenit”, të premten e 21 qershorit, Drejtoritë Rajonale të IKMT në Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, zhvilluan aktivitet ndërgjegjësues në liqenet e qarqeve përkatëse: në Liqenin e Ohrit, Liqenin e Shkodrës, Liqenin e Farkës dhe Liqenin e Belshit. Aktiviteti pati në fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve por edhe subjekteve që zhvillojnë […]
Inspektorët e DRIKMT Berat kryejnë inspektim në HEC-et e Skraparit

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Berat ka kryer inspektim në HEC-et Back 1,2 dhe 3 për zbatimin e kontratës me Bashkinë Skrapar. Inspektorët kanë zhvilliar një takim dhe me kryetarin e Njësisë Administrative Potom, Bashkia Skrapar.
DRIKMT Shkodër heq tabelat reklamuese nga pika kufitare Hani i Hotit

DRIKMT Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatatimit të Vendimeve bëri të mundur heqjen e tabelave reklamuese. Këto tabela u hoqën në afërsi të pikës doganore Hani i Hotit, Bashkia Malësi e Madhe.
DRIKMT Durrës inspektim në subjekt për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit

Sektori i Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në DRIKMT Durrës ka zhvilluar inspektimet në terren në subjektin “Ambra” në Durrës, në lidhje me verifikimin e zbatueshmërisë se legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve.
Dita Botërore të Shkretëtirëzimit, DRIKMT Tiranë zhvillon fushatë ndërgjegjësimi

Në kuadër të Ditës Botërore të Shkretëtirëzimit dhe thatësirës, DRIKMT Tiranë organizoi një fushatë ndërgjegjësimi, për mbrojtjen dhe dhënien e kontributit nga qytetarët për mbrojtjen e tokave pyjore dhe bujqësore.
DRIKMT Dibër, inspektim për prerjen e paligjshme të lëndës drusore dhe ndotjen e mjedisit

DRIKMT Dibër vijon me inspektimet në kuadër të parandalimit dhe godites së prerjes së paligjshme të lëndës drusore, ndërtimeve informale dhe ndotjes së mjedisit. Nga këto inspektime deri tani nuk janë konstatuar shkelje.