DRIKMT Berat dhe Policia Dimal, kontroll dhe masë administrative ndaj subjektit pa leje

Gjatë ditës së djeshme, me datë 08.04.2024, Drejtoria Rajonale e IKMT Berat sektori i Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në bashkëpunim me stacionin e Policisë Dimal, ushtroi kontroll në subjektin “Shpiragu”, nga ku u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin pa leje perkatëse. Në vijim ndaj subjektit u mor masë administrative.
DRIKMT Tiranë, Iftar me miq dhe të ftuar për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

DRIKMT Tiranë ka organizuar mbrëmjen e sotme Iftar me inspektorë, punonjës, miq dhe qytetarë të tjerë të ftuar, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit!
DRIKMT Elbasan, inspektim për transportin e paligjshëm të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Elbasan, gjatë ditës së sotme më datë 8 prill 2024, ka ushtruar kontroll përgjatë aksit rrugor “Elbasan-Ura e Shkumbinit”, për prerje dhe transport të paligjshëm të lëndës drusore.
DRIKMT Lezhë kontroll në Malin e Kakarriqit për prerje të paligjshme të lëndës drusore

Në zbatim të planit të punës së muajit prill 2024, ditën e hënë më 8 prill, vijon puna për kontrollin, evidentimin e rasteve të ndërhyrjeve të paligjshëm në ekonominë pyjore Mali i Kakarriqit.
DRIKMT Korçë inspektim në Floq për gjuetinë e egër dhe prerjen e lëndës drusore

Sektori i inspektimit pyjor në DRIKMT Korçë, ka vijuar ditën e hënë më 8 prill 2024 inspektim në zonën Korçë – Floq të Bashkisë Korçë në lidhje me gjuetinë e egër dhe transportin e paligjshëm të materialit drusor.
DRIKMT Gjirokastër kontroll në lumin Vjosë për mbledhjen e inerteve të paligjshme

DRIKMT Gjirokastër ditën e shtunë, më datë 06 prill 2024, në bazë të urdhrit të punës për kontroll në lumin Vjosë për parandalimin e marrjes së inerteve në mënyrë të paligjshme, ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë shtratin e lumit.
Gjirokastër/ DRIKMT konstaton ndërtim pa leje në fshatin Goricë në Dropull

Në bazë të ankesës së ardhur nga posta e komisariatit në Bashkinë Dropull, ditën e premte më 5 prill 2024, DRIKMT Gjirokastër ka kryer inspektim në fshatin Goricë ku ka konstatuar punime pa leje ndërtimi. Për këtë shkelje është mbajtur procesverbal i konstatimit të kundravajtjes për ndërtim shtesë, pa leje ndërtimi.
DRIKMT Durrës, Iftar me banorët e Manzës në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit

DRIKMT Durrës organizon darkë Iftar në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit me banorët e Njësisë Administrative Manëz, të cilët kanë përfituar nga programi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
DRIKMT Fier, monitorim dhe kontroll në Mallakastër për moratoriumin e gjuetisë

Sot me datë 04.04.2024 grupi i inspektorëve të sektorit të inspektimit pyjor në DRIKMT Fier ka ushtruar: Monitorimin në monumentet e natyres “Rrapi i Vodicës” në Drizdar, si dhe rrapenjt e Poçemit.. Kontroll dhe monitorim në ekonominë pyjore kullosore Ballsh-Fratar në vendin e quajtur Poçem në Bashkinë Mallakastër. Në zbatim të ligjit 60/2022 “Për shpalljen […]
DRIKMT Shkodër kontroll në Vaun e Dejës për prerjen e paligjshme të pyjeve

Në zbatim të planit për muajin prill, vijon puna në sektorin e inspektimit të pyjeve në DRIKMT- Shkodër, për kontrollin dhe monitorimin në akset rrugore Laç – Vau i Dejës – Karmë-Pukë mbi transportin e paligjshëm të materialit drusor dhe prodhimeve të dyta pyjore!