Fushata e Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, ISSH aktivitet ndërgjegjësues në IKMT

Në kuadër të Fushatës së Majit, Muajit të Matjes së Presionit Arterial, ditën e sotme Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi në mjediset e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit aktivitetin ndërgjegjësues të matjes së presionit arterial. Të gjithë punonjësit e IKMT i’u nënshtruan matjes së presionit arterial, matjes së yndyrnave në gjak si dhe një […]
DRIKMT Dibër në monitorim të vazhdueshëm të mjedisit dhe të pyjeve

Në zbatim të Planit të Punës për muajin maj, DRIKMT Dibër vijon të jetë në monitorim të vazhdueshëm për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e kontrollit të territorit, të mjedisit dhe pyjeve.
Dita e biodiversitetit/ IKMT aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave dhe 12 Drejtoritë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë organizuar një aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve në qytete të ndryshme. Ky aktivitet vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të biodiversitetit. IKMT u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm […]
DRIKMT Gjirokastër heq inertet nga toka bujqësore pas ankesës së ardhur në e-Albania

DRIKMT Gjirokastër ka zbritur në terren për zgjidhjen e ankesës së ardhur përmes portalit e-Albania ku një shtetas akuzohej se kishte hedhur inerte në tokë bujqesore. Pas verifikimit në vend dhe zgjidhjes së situatës, inertet e hedhura u sistemuan me mjetet e Bashkisë Gjirokastër, duke e kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme dhe plotësisht të […]
DRIKMT Korçë bllokon punimet në parcelën bujqësore në Bilisht për mungesë dokumentacioni

DRIKMT Korçë, kreu inspektim në territor në lidhje me punimet që po kryheshin, në një parcelë bujqësore në dalje të qytetit të Bilishtit. Nga inspektorët u kërkua vënia në dispozicon e dokumentacionit përkatës për kryerjen e punimeve. Në mungesë të këtij dokumentacioni, u krye pezullimi i punimeve dhe gjithashtu është vendosur afat për paraqitjen e […]
DRIKMT Berat, kontroll në subjektin e tregtimit të bimëve medicinale për zbatimin e kontratës

Inspektorët e pyjores në DRIKMT Berat kanë bërë kontroll në subjektin Alb Kalastryn sh.p.k., i cili ushtron aktivitetin e grumbullimit dhe tregtimit të bimëve medicinale. Inspektimi ka patur në fokus zbatimin e kontratës së subjektit me ndërmarrjen e Shërbimit Pyjor Bashkia Skrapar. Nga ky inspektim nuk është konstatuar shkelje.
DRIKMT Kukës, inspektim për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore

DRIKMT Kukës, vijon inspektimin mbi gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore në zonën e Arren. Gjatë monitorimit nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Lezhë, monitorim në Molung për transportin e paligjshëm të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Lezhë, ka bërë monitorim në Ekonominë Pyjore Molung, në rrugën që lidh fshatrat Gryk Manati, Gryk Zezë të Njësisë Administrative Klos, Bashkia Lezhë. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatua lëvizja e mjeteve që transportonin produkte drusore.
DRIKMT Lezhë kontroll në bregdetin e Shëngjinit për rastet e shkarkimeve të ujërave të patrajtuara në det

DRIKMT Lezhë në zbatim të planit të punës për muajin maj, ushtroi kontroll në vijën bregdetare Shengjin – Kune, për rastet e shkarkimeve të ujrave të pa trajtuara në det. Gjatë ketij monitorimi nuk u konstatua ndonjë rast shkeljeje.
DRIKMT Elbasan, kontroll në brigjet e lumit Shkumbin për shfrytëzimin e materialeve inerte

DRIKMT Elbasan vijon kontrollin gjatë brigjeve të lumit Shkumbin, në parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të materialeve inerte. Nga inspektimet në terren nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore.