DRIKMT Lezhë kontroll në bregdetin e Shëngjinit për rastet e shkarkimeve të ujërave të patrajtuara në det

DRIKMT Lezhë në zbatim të planit të punës për muajin maj, ushtroi kontroll në vijën bregdetare Shengjin – Kune, për rastet e shkarkimeve të ujrave të pa trajtuara në det. Gjatë ketij monitorimi nuk u konstatua ndonjë rast shkeljeje.
DRIKMT Elbasan, kontroll në brigjet e lumit Shkumbin për shfrytëzimin e materialeve inerte

DRIKMT Elbasan vijon kontrollin gjatë brigjeve të lumit Shkumbin, në parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të materialeve inerte. Nga inspektimet në terren nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Korçë, inspektim për transportin e paligjshëm të materialit drusor

DRIKMT Korçë, vijon inspektimin në lidhje me gjuetinë dhe transportin e paligjshëm të materialit drusor në zonën Pogradec – Guri i Kamjes. Nga inspektimin nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore deri më tani.
DRIKMT Korçë kontroll në Pogradec për lokalet e plazhit

DRIKMT Korçë në bashkëpunim me IKMT Qendër, ka ushtruar kontroll pranë bregut të liqenit të Ohrit, në Bashkinë Pogradec, sa i takon monitorimit të territorit për lokalet e plazhit dhe objektet e ngjashme.
DRIKMT Fier kontroll në Seman për zbatimin e moratoriumit të gjuetisë

Grupi i inspektorëve të DRIKMT Fier kreu kontroll dhe monitorim në ekonominë pyjore “Bregdet Seman” në vendin e quajur Kërnicë në Bashkinë Fier për respektimin e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë.
DRIKMT Vlorë, kontroll në Finiq për gjuetinë e paligjshme

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Vlorë ka ushtruar kontroll ne zonën e skonomisë pyjore “Partizani” në Bashkinë Finiq sa i takon gjuetisë së paligjshme. Nga kontrolli nuk u konstatuan raste të shkeljes.
DRIKMT Korçë, kontroll në Drenovë për prerjen e paligjshme të pyjeve

Inspektorët e Sektorit të Inspektimi Pyjor, pranë DRIKMT Korçë, kanë ushtruar kontroll në zonën e “Bredhit të Drenovës”, në lidhje me prerjen e paligjshme të lëndës drusore në pyje dhe transportin e saj. Nga kontrolli nuk janë konstatuar raste shkeljeje
DRIKMT Lezhë, monitorim në Vain për mbrojtjen e faunës së egër

Sektori i Inspektimi Pyjor në DRIKMT Lezhë, në bazë të planit të punës vijon monitorimin në Zonën e Mbrojtur Vain, për mbrojtjen e faunës së egër. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrojnë natyrën.
DRIKMT Gjirokastër, monitorim në Lunxhëri për prerjet e lëndës drusore dhe gjuetinë e paligjshme

Sektori i Pyjeve në DRIKMT Gjirokaster ka kyrer monitorim në ekonomië pyjore Lunxhëri për parandalimin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjeve të paligjshme të druve të zjarrit gjithashtu. Nga ky monitorim nuk u konstatuan raste të shkeljeve
DRIKMT Berat kontroll në Kala dhe në subjekte për zbatimin e ligjit

Inspektorët e sektorit të Territorit në DRIKMT Berat kanë inspektuar zonat Muzeale në Kala për ndërtime të paligjshme. Ndërkaq sektori i inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave kanë ushtruar kontroll në një subjekt autoservis ne lidhje me kontratat e gomave dhe mbetjet kontrat vajrash sipas ligjit të mjedisit që është në fuqi.