DRIKMT Gjirokastër, monitorim në Lunxhëri për prerjet e lëndës drusore dhe gjuetinë e paligjshme

Sektori i Pyjeve në DRIKMT Gjirokaster ka kyrer monitorim në ekonomië pyjore Lunxhëri për parandalimin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjeve të paligjshme të druve të zjarrit gjithashtu. Nga ky monitorim nuk u konstatuan raste të shkeljeve
DRIKMT Berat kontroll në Kala dhe në subjekte për zbatimin e ligjit

Inspektorët e sektorit të Territorit në DRIKMT Berat kanë inspektuar zonat Muzeale në Kala për ndërtime të paligjshme. Ndërkaq sektori i inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave kanë ushtruar kontroll në një subjekt autoservis ne lidhje me kontratat e gomave dhe mbetjet kontrat vajrash sipas ligjit të mjedisit që është në fuqi.
DRIKMT Shkodër kontroll në malin Tarabosh për prerje të lëndës drusore

Në zbatim të planit të punës për muajin maj, DRIKMT Shkodër ka vijuar kontrollin dhe monitorimin e zonës “Tarabosh”, mbi ndërhyrjet e paligjshme në fondin pyjor. Nga kontrollet nuk është konstatuar rast shkeljeje.
DRIKMT Durrës, kontroll në Ishëm për prerjen e paligjshme të pyjeve

DRIKMT Durrës, Sektori i Inspektimit Pyjor, ka ushtruar inspektim në ekonominë pyjore “Koder Reke, Ishëm”, ku u konstatuam prerje të paligjshme të pyjeve. Materialet kallëzuese janë referuar në Postën e Policisë Manëz, vijojnë inspektimet në terren.
DRIKMT Berat, kontroll në Kuçovë për prerjet e paligjshme të lëndës drusore

DRIKMT Berat ushtroi kontroll në bashkëpunim me inspektorët e shërbimit pyjor pranë Bashkisë Kuçovë në ekonomine pyjore Mali i Kozares, për parandalimin e prerjeve të paligjshme. Nga ky kontroll nuk u konstatuan raste të prerjeve.
DRIKMT Fier kontroll në Seman për parandalimin e gjuetisë së paligjshme

Grupi inspektorëve të DRIKMT Fier kontrolluan ekonominë pyjore “bregdet Seman” në vendin e quajtur Godull, për rastet eventuale të gjuetisë së paligjshme. Nga ky monitorim nuk u konstatua asnjë rast shkeljeje.
Aksioni “Shqipëria e Pastër”/ DRIKMT Lezhë largon mbetjet nga plazhi i Tales

Në kuadër të aksionit kombëtar “Shqipëria e Pastër”, nismë e Kryeministrit Edi Rama dhe në prag të sezonit turistik veror 2024, DRIKMT Lezhë u angazhua për pastrimin nga mbeturinat dhe papastërtitë në plazhin e Talës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të kenë iniciativa të tilla, për ndërgjegjësimin e komunitetit për […]
DRIKMT Korçë, kontroll në Liqenin e Prespës për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen

Sektori i Inspektimit Pyjor pranë DRIKMT Korçë, ka ushtruar kontroll në zonën e Liqenit të Prespës në Bashkinë Pustec, në lidhje me transportin e paligjshëm të materialit drusor dhe gjuetinë e paligjshme. Nga kontrolli, inspektorët nuk kanë konstatuar raste të shkeljes.
DRIKMT Elbasan, kontroll për transport të paligjshëm të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Elbasan ka kontrolluar aksin rrugor Elbasan – Shelcan për mjetet që transportojnë material drusor në shkelje të ligjit. Nga kontrolli nuk është konstatuar asnjë rast i transportit të lëndës drusore.
Dita Ndërkombëtare e Tokës/ Nxënësit e “Jakov Xoxës” së bashku me DRIKMT Fier mbjellin pemë

Sektori i Inspektimit Pyjor pranë DRIKMT Fier ne bashkëpunim me ZVA Fier së bashku me nxënësit dhe mësuesit e shkollës artistike “Jakov Xoxa” zhvilluan një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Gjatë këtij aktiviteti inspektorët dhe nxënësit mbollën pemë në mjediset e shkollës “Jakov Xoxa”.