DRIKMT Kukës, inspektim për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore

DRIKMT Kukës, vijon inspektimin mbi gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore në zonën e Arren. Gjatë monitorimit nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Lezhë, monitorim në Molung për transportin e paligjshëm të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Lezhë, ka bërë monitorim në Ekonominë Pyjore Molung, në rrugën që lidh fshatrat Gryk Manati, Gryk Zezë të Njësisë Administrative Klos, Bashkia Lezhë. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatua lëvizja e mjeteve që transportonin produkte drusore.
DRIKMT Lezhë kontroll në bregdetin e Shëngjinit për rastet e shkarkimeve të ujërave të patrajtuara në det

DRIKMT Lezhë në zbatim të planit të punës për muajin maj, ushtroi kontroll në vijën bregdetare Shengjin – Kune, për rastet e shkarkimeve të ujrave të pa trajtuara në det. Gjatë ketij monitorimi nuk u konstatua ndonjë rast shkeljeje.
DRIKMT Elbasan, kontroll në brigjet e lumit Shkumbin për shfrytëzimin e materialeve inerte

DRIKMT Elbasan vijon kontrollin gjatë brigjeve të lumit Shkumbin, në parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të materialeve inerte. Nga inspektimet në terren nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Korçë, inspektim për transportin e paligjshëm të materialit drusor

DRIKMT Korçë, vijon inspektimin në lidhje me gjuetinë dhe transportin e paligjshëm të materialit drusor në zonën Pogradec – Guri i Kamjes. Nga inspektimin nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore deri më tani.
DRIKMT Korçë kontroll në Pogradec për lokalet e plazhit

DRIKMT Korçë në bashkëpunim me IKMT Qendër, ka ushtruar kontroll pranë bregut të liqenit të Ohrit, në Bashkinë Pogradec, sa i takon monitorimit të territorit për lokalet e plazhit dhe objektet e ngjashme.
DRIKMT Fier kontroll në Seman për zbatimin e moratoriumit të gjuetisë

Grupi i inspektorëve të DRIKMT Fier kreu kontroll dhe monitorim në ekonominë pyjore “Bregdet Seman” në vendin e quajur Kërnicë në Bashkinë Fier për respektimin e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë.
DRIKMT Vlorë, kontroll në Finiq për gjuetinë e paligjshme

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Vlorë ka ushtruar kontroll ne zonën e skonomisë pyjore “Partizani” në Bashkinë Finiq sa i takon gjuetisë së paligjshme. Nga kontrolli nuk u konstatuan raste të shkeljes.
DRIKMT Korçë, kontroll në Drenovë për prerjen e paligjshme të pyjeve

Inspektorët e Sektorit të Inspektimi Pyjor, pranë DRIKMT Korçë, kanë ushtruar kontroll në zonën e “Bredhit të Drenovës”, në lidhje me prerjen e paligjshme të lëndës drusore në pyje dhe transportin e saj. Nga kontrolli nuk janë konstatuar raste shkeljeje
DRIKMT Lezhë, monitorim në Vain për mbrojtjen e faunës së egër

Sektori i Inspektimi Pyjor në DRIKMT Lezhë, në bazë të planit të punës vijon monitorimin në Zonën e Mbrojtur Vain, për mbrojtjen e faunës së egër. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mbrojnë natyrën.