Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale
në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut
si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP
Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
Komisioner per te drejten e informimit
Ejona Hoxha
Kontakt: Info@ikmt.gov.al
Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me një informacion publik, si dhe të drejtën për të paraqitur një kërkesë ose ankesë drejtuar autoriteteve publike, në përputhje me parashikimet e legjislacionit të zbatueshëm.
Për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), për dërgimin e një kërkese ose ankese mund të përdoren këto mënyra komunikimi:
Adresa postare: Rruga “Muhamet Gjollesha”, ngjitur me Inxhinierinë e Ndërtimit, Tiranë Kërkesë/ankesë në portalin e-albania
Gjithashtu, kërkesat dhe ankesat mund të paraqiten edhe përmes platformave:
· Bashkëqeverisja “Shqipëria që duam"
Për kërkesat për të drejtën e informimit, mund t’i drejtoheni:
· Komisioner për të Drejtën e Informimit: Ejona Hoxha Kontakt: Info@ikmt.gov.al
Tel: +355 69 70 28 105
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.