DRIKMT Kukës, fushatë për ndërgjegjësimin e mbajtjes pastër të mjedisit

DRIKMT Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës, Drejtorinë e Shërbimeve, Drejtorinë e Kufirit dhe Drejtorinë e Higjenës Prizren, kanë dalë në terren në fushatën për pastrimin e mjedisit nga mbeturinat. Qëllimi i këtij aksioni është ndërgjegjësimi i komunitetit dhe qytetarëve për një mjedis më të pastër!
DRIKMT Fier kontroll në Levan për zbatimin e moratoriumit të gjuetisë

DRIKMT Fier ka zhvilluar një monitorim në zonën Peshtan-Cakran dhe pyllin e Levanit në zbatim të ligjit 60/2022 për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Shqipëri. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të kujdesen për ambjentin që i rrethon.
DRIKMT Berat dhe Policia Dimal, kontroll dhe masë administrative ndaj subjektit pa leje

Gjatë ditës së djeshme, me datë 08.04.2024, Drejtoria Rajonale e IKMT Berat sektori i Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në bashkëpunim me stacionin e Policisë Dimal, ushtroi kontroll në subjektin “Shpiragu”, nga ku u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin pa leje perkatëse. Në vijim ndaj subjektit u mor masë administrative.
DRIKMT Tiranë, Iftar me miq dhe të ftuar për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

DRIKMT Tiranë ka organizuar mbrëmjen e sotme Iftar me inspektorë, punonjës, miq dhe qytetarë të tjerë të ftuar, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit!
DRIKMT Elbasan, inspektim për transportin e paligjshëm të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Elbasan, gjatë ditës së sotme më datë 8 prill 2024, ka ushtruar kontroll përgjatë aksit rrugor “Elbasan-Ura e Shkumbinit”, për prerje dhe transport të paligjshëm të lëndës drusore.
DRIKMT Lezhë kontroll në Malin e Kakarriqit për prerje të paligjshme të lëndës drusore

Në zbatim të planit të punës së muajit prill 2024, ditën e hënë më 8 prill, vijon puna për kontrollin, evidentimin e rasteve të ndërhyrjeve të paligjshëm në ekonominë pyjore Mali i Kakarriqit.
DRIKMT Korçë inspektim në Floq për gjuetinë e egër dhe prerjen e lëndës drusore

Sektori i inspektimit pyjor në DRIKMT Korçë, ka vijuar ditën e hënë më 8 prill 2024 inspektim në zonën Korçë – Floq të Bashkisë Korçë në lidhje me gjuetinë e egër dhe transportin e paligjshëm të materialit drusor.
DRIKMT Gjirokastër kontroll në lumin Vjosë për mbledhjen e inerteve të paligjshme

DRIKMT Gjirokastër ditën e shtunë, më datë 06 prill 2024, në bazë të urdhrit të punës për kontroll në lumin Vjosë për parandalimin e marrjes së inerteve në mënyrë të paligjshme, ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë shtratin e lumit.
Gjirokastër/ DRIKMT konstaton ndërtim pa leje në fshatin Goricë në Dropull

Në bazë të ankesës së ardhur nga posta e komisariatit në Bashkinë Dropull, ditën e premte më 5 prill 2024, DRIKMT Gjirokastër ka kryer inspektim në fshatin Goricë ku ka konstatuar punime pa leje ndërtimi. Për këtë shkelje është mbajtur procesverbal i konstatimit të kundravajtjes për ndërtim shtesë, pa leje ndërtimi.
DRIKMT Durrës, Iftar me banorët e Manzës në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit

DRIKMT Durrës organizon darkë Iftar në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit me banorët e Njësisë Administrative Manëz, të cilët kanë përfituar nga programi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.