Dita e biodiversitetit/ IKMT aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave dhe 12 Drejtoritë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë organizuar një aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve në qytete të ndryshme. Ky aktivitet vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të biodiversitetit. IKMT u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm […]
Përgjegjës Sektori – Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Shkodër
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është: Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me IMT- të, institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të […]
Specialist (jurist) – Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Vlorë
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është: Zbaton programin e punës sipas miratimit të Përgjegjësit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në sektorin e shërbimeve mbështetëse dhe ndjek praktikat e ardhura në drejtori. Me autorizim të veçantë nga Kryeinspektori dhe në përputhje me porositë dhe udhëzimet e eprorit direkt, merr masa […]
Përgjegjës Sektori – Sektori i Ankimeve dhe Ndjekjes së Zbatimit të Vendimeve në Drejtorinë e Inspektimit Juridik në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është: Organizon dhe ndjek ecurinë për mbarëvajtjen e sektorit përkatës në lidhje me detyrat dhe kompetencat funksionale. Propozon përmirësime të aspektit procedural inspektues sipas përgjegjësive përkatëse në harmoni dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi. Ndjek dhe zbaton me prioritet detyrat […]
DRIKMT Gjirokastër heq inertet nga toka bujqësore pas ankesës së ardhur në e-Albania

DRIKMT Gjirokastër ka zbritur në terren për zgjidhjen e ankesës së ardhur përmes portalit e-Albania ku një shtetas akuzohej se kishte hedhur inerte në tokë bujqesore. Pas verifikimit në vend dhe zgjidhjes së situatës, inertet e hedhura u sistemuan me mjetet e Bashkisë Gjirokastër, duke e kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme dhe plotësisht të […]
DRIKMT Korçë bllokon punimet në parcelën bujqësore në Bilisht për mungesë dokumentacioni

DRIKMT Korçë, kreu inspektim në territor në lidhje me punimet që po kryheshin, në një parcelë bujqësore në dalje të qytetit të Bilishtit. Nga inspektorët u kërkua vënia në dispozicon e dokumentacionit përkatës për kryerjen e punimeve. Në mungesë të këtij dokumentacioni, u krye pezullimi i punimeve dhe gjithashtu është vendosur afat për paraqitjen e […]
DRIKMT Berat, kontroll në subjektin e tregtimit të bimëve medicinale për zbatimin e kontratës

Inspektorët e pyjores në DRIKMT Berat kanë bërë kontroll në subjektin Alb Kalastryn sh.p.k., i cili ushtron aktivitetin e grumbullimit dhe tregtimit të bimëve medicinale. Inspektimi ka patur në fokus zbatimin e kontratës së subjektit me ndërmarrjen e Shërbimit Pyjor Bashkia Skrapar. Nga ky inspektim nuk është konstatuar shkelje.
DRIKMT Kukës, inspektim për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore

DRIKMT Kukës, vijon inspektimin mbi gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore në zonën e Arren. Gjatë monitorimit nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Lezhë, monitorim në Molung për transportin e paligjshëm të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Lezhë, ka bërë monitorim në Ekonominë Pyjore Molung, në rrugën që lidh fshatrat Gryk Manati, Gryk Zezë të Njësisë Administrative Klos, Bashkia Lezhë. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatua lëvizja e mjeteve që transportonin produkte drusore.
DRIKMT Lezhë kontroll në bregdetin e Shëngjinit për rastet e shkarkimeve të ujërave të patrajtuara në det

DRIKMT Lezhë në zbatim të planit të punës për muajin maj, ushtroi kontroll në vijën bregdetare Shengjin – Kune, për rastet e shkarkimeve të ujrave të pa trajtuara në det. Gjatë ketij monitorimi nuk u konstatua ndonjë rast shkeljeje.